Statusi. Veç sa për t’u marrë në dorëzim
1. Mbas pak më shumë se tri vite nga aplikimi, Shqipëria është fare-fare pranë marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Konflikti politik, apo “ngërçi” sipas Fule, ishte shkaku i vetëm i ngecjes së plotë deri para një viti. Zbutja e konfliktit dhe rivendosja e një thuajse normaliteti mundësoi kryerjen e një pjese të mirë të detyrave të përcaktuara si kusht për dhënien e statusit dhe hapjen e negociatave. Në vendimin e vet të 10 tetorit 2012, Komisioni Europian deklaroi se “…rekomandon dhënien e statusit me t’u kryer edhe tri detyra…….” ndërsa hapja e negociatave “…do të merret në konsideratë pas zgjedhjeve 2013”.2. Të tria detyrat janë thuajse të kryera. Mbetet veçse të votohen nga Kuvendi Rregullorja parlamentare, ligji për Gjykatën e Lartë dhe ai për nëpunësin civil. Të tria mund të ishin votuar edhe para 10 tetorit e rekomandimi për statusin të ishte pa bishta, por “ngërçi” nuk është lënë tërësisht pas. Zgjaton. Kryerja e tri detyrave brenda 3-4 javëve të ardhshme praktikisht do të garantonte miratimin e rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Europian në fillim të dhjetorit. Këtu po zeroj për një moment mundësinë që statusi të na jepet edhe pa kryerjen e ndonjërës prej tyre apo që ai të mos na jepet edhe me kryerjen e tyre, ndonëse këto dy mundësi nuk janë zero. Europa është ca e turbulluar këto kohë, ndaj këto ngjarje, veçanërisht e dyta, nuk janë të pamundura.3. Pra, le të pohojmë se, nëse tri detyrat do të kryhen, statusi i rekomanduar do të miratohet përfundimisht dhe, nëse njëra nga të tria nuk do të plotësohet, statusi nuk do të na akordohet nga Këshilli Europian. Momenti pasardhës është në mars 2013 dhe mundet që të tri detyrat të lihen për t’u plotësuar për atë kohë por, pa e mohuar këtë mundësi, vështirë që të këtë arsye të qenësishme për t’i plotësuar këto më vonë përveçse një kapricioje politike, pak a shumë si rasti i miratimit të ligjit për reduktimin e imuniteteve – jo në gusht por në shtator – a raste të ngjashme përgjatë vitit të fundit.4. Në rast suksesi për statusin, merita do bashkëndahet mes qeverisë dhe opozitës sipas ekuacionit Mq+Mo=100% ku Mq është merita e qeverisë dhe Mo është merita e opozitës. Afërmendsh që Mq është të paktën më e madhe se Mo. Kjo bëhet edhe më e vërtetë, nëse i lidhim meritat vetëm me tri detyrat e mbetura për të cilat qeveria e ka bërë të vetën, ndërsa opozita kushtëzon votimin e tyre me çështjen e qarkut të Fierit, çështje kjo thjesht e brendshme, që nuk bën pjesë në tri detyrat e mbetura e që kërkohen të kryhen sa më parë nga Bashkimi Europian. Për rrjedhojë, kushtëzimi socialist bëhet i pakuptimtë. Ndaj 50%<Mq 5. Në rast dështimi për statusin, faji gjithashtu do bashkëndahet mes qeverisë dhe opozitës sipas ekuacionit Fq+Fo=100%, ku Fq është faji qeveritar dhe Fo është faji opozitar. Në situatë normale, faji qeveritar do të ishte më i madh se ai opozitar. Si rregull, cilido që do merrte më shumë merita për suksesin, do të kishte edhe fajin më të madh në rast dështimi. Por situata nuk është aspak normale, veçanërisht pas 10 tetorit të këtij viti. Kanë mbetur veçse të votohen në Kuvend tri aktet që statusi të merret zyrtarisht. Kushtëzimi i votimit të tyre me një kusht të katërt, të pakërkuar nga BE, e përmbys situatën. Ndaj, vlerat e variabëlve të fajit luhaten në intervalet: 0%<FqEd, dështimi për statusin do të ishte thuajse i sigurt pasi kryerjen e tri detyrave e ka në dorë më së shumti opozita, së cilës, edhe sikur qeveria t’ia plotësonte kërkesën për Fierin për hir të marrjes së statusit, përsëri do t’i interesonte të sajonte një tjetër pretekst, veç që statusi të mos merrej.10. Në rastin e kundërt, nëse Es 11. A është Es 12. Shpresoj se opozita do të bëjë të njëjtin vlerësim se do humbasë shumë më shumë nëse e pengon statusin në këta hapa të fundit, sesa nëse e hap rrugën e suksesit. Sa për kujtesë, heqja e vizave nuk i dha ndonjë avantazh të prekshëm qeverisë në zgjedhjet 2011. Mendoni për një moment sikur kjo të mos ndodhte për faj qartazi të opozitës. Efekti negativ mbi të do të kish qenë i prekshëm. Shpresoj gjithashtu se qeveria do festojë me maturi dhe bashkë me opozitën për suksesin nëse ky ndodh. Shpresoj se të dyja palët do zgjedhin bashkëndarjen e suksesit dhe jo bashkëndarjen e dështimit. Më mirë festa përkrah njëri-tjetrit. Aq më shumë që përkon me 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Ndryshe, konflikti rikthehet. Ballas. Ashpër. Shterpë.(Panorama)