Librazhd, tenton të vrasë vëllanë për pronën, arrestohet 33-vjeçari

Një sherr mes dy vëllezërve për pronën mund të ishte kthyer në një tragjedi në një familje  në qytetin e Librazhdit.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 33-vjeçari Ali Allko  pasi tentoi të vriste vëllanë e tij F. Allko pas një sherri me këtë të fundit.Sipas policisë 33-vjeçari Ali Allko fillimisht  e ka goditur vëllanë e tij  me mjete të forta dhe më pas ka tentuar të hedhë granatë, por vëllai ia ka marrë nga dora para shpërthimit duke shmangur kështu edhe  tregjedinë në familjen e tyre.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 33-vjeçarin Ali Allko.