Bien reshjet e para të dëborës në vend

Ulja e temperaturave me disa gradë celcisus ka sjellë dëborën e parë në disa zona të larta malore të vendit.Në qarkun e Dibrës, në lartësinë mbi një metra janë regjistruar reshjet e para të dëborës, por që nuk kanë shkaktuar asnjë problem.Po ashtu moti i ftohtë ka sjellë dëborën e parë edhe në qarkun e Kukësit, ku trashësia e saj ka arritur në deri 5 centimetra.Ndërkohë që dëbora ka zbardhur edhe disa nga majat më të larta në veri dhe në juglindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka vijuar të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, që gjatë natës kanë sjellë dhe temperatura të ulëta. Moti i keq pritet të vijojë përgjatë gjithë kësaj jave.