89 vjet Republikë turke, ceremoni e veçantë për të festuar themelimin
Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar një ceremoni të veçantë me rastin e Ditës së Republikës, që shenjon ditën e themelimit te Republikës turke 89 vjet më parë.Në këtë pritje ishin të pranishëm autoritetet më të larta shqiptare, kryeminsitri Sali berisha, Ambasadori i SHBA-së, Arleksandër Arvizu, kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfart, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministra, deputetetë, përfaqësues të medias e biznesit e personalitete të tjera të larta.Për mikofronin e Ora News, ambasadori i Turqisë ne Tiranë, Hasan Asan, e konsideroi Ditën e Republikës si e një rëndësie të veçantë për kombin turk. Ai vlerësoi marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë e Turqisë dhe përcolli urimet e tij për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.Dita e Republikes shenon krijimin e Republikes se Turqise me 1923. Pas daljes fitimtare te shtetit turk gjate Luftes per Pavaresi ( gjate viteteve 1919-1923), Parlamenit turk shpalli formimin e ri te shetit turk si Republike.Nje Kushtetute e re, e adoptuar prej tyre ne 29 tetor te 1923, zevendesoi Kushtetuten e Perandorise Otomane. Lideri i Luftes Turke per Pavaresi, Mustafa Kemal Ataturk, u be ne te njejten dite edhe presidenti i pare i Turqise. Sipas Ataturk, Dita e Republikes perben festen me te deshiruar e të rendesishme te shtetit turk.