Vizita e Clinton, Përnaska: Shtysë e fortë në integrimin e Shqipërisë

Një shtysë e drejtëpërdrejtë në proçesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kështu e ka vlerësuar vizitën historike, në kuadër edhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, deputetja e PD-së Lajla Përnaska. E ftuar në intervistën e orës 20:00 në RTV Ora News, ajo e vlerësoi tepër të rëndësishme prezencën e Clinton jo vetëm për vendin tone, por dhe rajonin në terësi, si garanci për paqen dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Nisur nga kjo, Përnaska vlerëson se edhe mesazhet e saj do të jenë të fokusuara pikërisht në këtë drejtim, forcimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.“Ka pasur suksese të padiskutueshme gjatë mandatit të saj. Prezenca e saj, është një mesazh i një rëndësie të vecantë që i adresohet Shqipërisë në një situatë kyce, që do jetë një shtysë e drejtpërdrejt edhe në procesin tonë drejt integrimit europian dhe në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj BE. Por kjo vizitë është e një rëndësie të madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin në terësi. Jemi në një situatë kyce edhe për rajonin, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për paqen dhe stabilitetin. Qeveria amerikane vazhdimisht ka qenë pranë zhvillimeve në Shqipëri përmes deklaratave dhe vizitave të ndryshme dhe këto deklarata mbeten mesazhe shumë të qarta, dhe vetë mesazhet dhe vizita e Clinton do të mbeten në të njëtin kuadër për forcimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor. Besoj se këto janë linjat kryesore që do të mbeten parësore” deklaroi deputetja e PD-së.Në gjykimin e Përnaskës politika shqiptare me ecjet dhe ngecjet e saj në funksion të axhendës integruese është balllartë në pritjen e sekretares Clinton. Sipas saj mazhoranca ka dhënë maksimumin e saj në këtë drejtim, po ashtu në disa raste edhe opozita, megjithatë shpreh shqetësimin për zvarritjet e herëpashershme përmes artificave të krijuara nga PS, duke iu referuar këtu edhe tre ligjeve të mbetura pezull.“Jam e bindur se nga ana jonë do kemi impenjim maksimal në përbushjen e detyrimeve tona në këtë angazhim integrues. Në mënyrë të vazhdueshme nga opozita ka pasur tentativa për të penguar përmbushjen e detyrave, kemi raste të freskëta, bojkotin e parlamentit, refuzimin për tu bërë pjesë e votimit të ligjeve, në situata të caktuara është vënë re edhe një lloj reflektimi që është vlerësuar sigurisht, sic është kodi zgjedhor, imuniteti. Është provuar se bllokimi nuk jep sukses, as për vetë atë forcë politike, PS ka provuar se bie ndesh jo thjesht me programin e mazhorancës, por me vetë dëshirën e madhe të shqiptarëve për tu bërë pjesë e BE, 93% të tyre kërkojnë integrimin. Deputetët e PS-së duhet të reflektojnë për të përmbushur detyrën e tyre, për të fituar dhe nga kjo vizitë për të përmbyllur këtë fazë të integrimit”-tha ajo.E pyetur nëse ka ndonjë shpresë të vogël për kalimin e tre kushteve të mbetura, pikërisht me ardhjen e zonjës. Clinton në Shqipëri, Përnaska përgjigjet:“Do ishte një gjë fantastike, që do vlerësohej nga kushdo. Është cështje vullneti, sjellje politike, por nuk besoj që PS do të kërkojë të marrë një kosto të tillë deri në fund. Një pjese të mirë të ligjvënësve socialistë nuk ju mungon vullneti, është zoti. Rama që kërkon tu imponohet deputetëve të tyre”.Duke u ndalur tek kushtëzimi i tre prioriteteve të BE me qarkun e Fierit, deputetja Përnaska hedh poshtë pretendimin e PS-së, për të qënit parimore të kësaj cështje, pasi sipas saj kjo po përdoret politikisht. Sipas saj zgjidhja e qarkut të Fierit mund të bëhet vetëm duke u mbështetur në aspektin juridik, ndërsa shton se është e patolerueshme që një gjë e tillë të përdoret nga lideri i opozitës për interesa të tij vetjake, apo qofshin këto edhe partiake.“Rasti i Fierit është një cështje institucionale që duhet ndjekur dhe analizohet në radhe të parë në aspektin juridik, pasi nga PS po përdoret politikisht. Për ne edhe rasti i Fierit është një rast që duhet respektuar vetëm në respekt të kuadrit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve. Nëse nuk punojmë bashkarisht në dobi të sistemit, s`mund të themi që ky sistem po funksionion. Kur liderët politikë duan të shfrytëzojnë sistemin për interesa vetjake apo politike është absolutisht e papranueshme, besoj që edhe PS do kuptojë që këto lloj pretekstesh nuk do të mund të jenë as në dobi të saj” theksoi Përnaska.Zgjedhje brenda standardeve të kërkuara parashikon deputetja e PD-së, duke vlerësuar se po bëhet gjithcka dhe është bërë shumë deri më tani në drejtim të infrastrukturës zgjedhore. Sa i përket partisë, pjesë e të cilës është, Përnaska deklaroi se PD në të gjithë strukturat e saj ka intensifikuar punën për fushatën dhe zgjedhjet 2013, duke llogaritur si bonus sipas saj edhe permbylljen e nje mandati të dytë shumë të suskseshëm, me rezultate të prekshme për cdo qytetar shqiptar.“Ajo konsiderohet si gur themelor në gjithë ecurinë dhe zhvillimet tona të brendshme për përmirësimin e standardeve, pritshmëria është shumë e madhe. Infrastruktura zgjedhore, duke pasur në qendër qytetarin që të marrë pjesë në mënyrë sa më komode është shumë e rëndësishme. Kjo mazhorancë është vlerësuar në të gjitha standardet që kemi arritur deri më tani me kartat e identitetit, të cilat kanë krijuar një terren tjetër, edhe kodi i ri pret të zbatohet, sapo miratuam edhe KQZ e re. Partitë kanë ndezur motorët , edhe PD në të gjithë strukturat e saj ka intensifikuar punën. Përpiqemi ta ruajmë maksimalisht komunikimin me votuesit. Zhvillimet në Shqipëri janë tejet dinamike, duhet të flasim me shifra, arritje. Besoj që edhe gjatë mandatit të dytë kemi pasur shumë arritje, si lëvizja e lirë të cilën e kemi ne në dorë që mos ta ndryshojnë, kemi përgjegjësitë tona në mënyrë institucionale. Po kështu vlen të përmenden edhe investimet në infrastrukturë, Shqipëria është shteti me investimet më të mëdha në rajon, të prekshme nga vetë qytetarët”deklaroi në RTV Ora News Lajla Përnaska.