Elbasan, tentuan të grabisin dyqanin, në pranga 4 persona

Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe autorin e katërt që tentoi të vidhte dje një lokal dhe një dyqan në Belësh.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 45-vjeçari Arben Çeta i cili akuzohet për tentativë vjedhje në bashkëpunim.Sipas policisë ditën e djeshme janë arrestuar edhe tre autorët e tjerë të cilët janë Gëzim Ibrahimi 34 vjeç, Bujar Teta 23 vjeç dhe Alfred Bajrami 31 vjeç.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Belësh ku 4 të arrestuarit kanë tentuar të vjedhin dyqanin në pronësi të  45-vjeçarit Xhevahir Hysa por nuk kanë mundur pasi ka rënë alarmi.Menjëherë ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja por makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur lehtë Gëzim Ibrahimi.Ndërkohë të arrestuarit akuzohen për tentative vjedhjeje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.