Vrau bashkëshortët, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Gjykata e Fierit  ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për 21-vjeçarin Xhavit Malkaj ndërsa “detyrim paraqitje” për babain e tij Bajram Malkaj.Trupi gjykuese e ka lënë në burg 21-vjeçarin për vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Enver dhe Azbie Muftaraj, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Belishovë të Mallakastrës.Xhavit Malkaj ka pranuar para trupit gjykues se i ka vrarë dhe më pas i ka djegur bashkëshortët Muftaraj. Malkaj gjatë rrëfimit të tij ka shpjeguar se me Enverin kishin konflikte interesash pasi prej kohësh në bashkëpunim me njëri tjetrin ata shisnin nafte dhe tuba hekuri për skrap  të vjedhura nga puset e naftës ku ky i fundit ishte i punësuar si roje.“Debatova me Enver Muftarajn dhe në mbrëmje mora armën e gjahut të babait dhe shkova në lokalin e tij” ka rrëfyer 21-vjeçari.Ndërsa babai i tij Bajram Malkaj ka deklaruar para trupit gjykues se nuk është i përfshirë në vrasjen e çiftit Myftaraj. "Nëse për mua gjendet një provë të më varin në mes të Belishovës, djali e bëri s`kam çfarë të bëj" tha ai.Megjthëse avokati i mbrojtjes pasi dëgjoi organin e akuzës kërkoi të merrej parasysh gjendja e dehur në të cilën ndodhej autori në momentin e ngjarjes por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg .Enver dhe Azbie Muftari u gjetën mëngjesin e të premtes të vrarë dhe të shkrumbuar nga flakët në banesën e tyre në fshatin Belishovë të komunës Qendër në Mallakastër.