Përgjimet, Komisioni i ligjeve kundër prorozimit të prokurorisë
Njëzëri mazhoranca dhe opozita në komisionin e ligjeve janë shprehur kundër propozimit të prokurorisë së përgjithshme që parashikon që ti delegohet prokurorive të rretheve e drejta e përgjimit për rastet e kërkuara nga prokuroria e përgjithshme.Me propozimin e Partisë Socialiste dhe me mbështetjen e demokratëve në komision është rënë dakort që neni 8 që përcakton që prokuroria e përgjithshme për nevoja të hetimeve paraprake urdhëron përgjimin nga prokurorit të gjykatave të shkallës së parë. Për këtë çështje palët janë shprehur se ky nen nuk duhet përfshirë fare në ndryshimet e propozuar pasi vjen në kundërshtim me kodin e procedurës penale.Pavarësisht se opozita ka marrë pjesë në diskutime të ligjit të përgjimeve të telekomunkiacionit duke dhënë opinionin e tyre për këtë ligj, sërish deputetët socialistë kanë votuar kundër miratimit nen për nen të tij. Ligji u kalua vetëm me votat e mazhorancës në komisionin e ligjeve.