Berisha:Rama të mbajë në sirtarët e familjes taksën progresive
Kryeministri Sali Berisha sulmon kreun e PS duke e cilësuar si demagogji heqjen e taksave për biznesin e vogël.Duke folur edhe për taksën progresive të propozuar nga PS-ja Berisha e cilësoi si rrënim për shqipatërt dhe biznesin."Me taksën progresive nuk bën gjë tjetër, veçse nxjerr nga arkivat familjare atë taksë që rrënoi në mënyrën më mizore Shqipërinë dhe shqiptarët, atë taksë, me të cilën Enver Hoxha shkatërroi në mënyrë përfundimtare sipërmarrësit shqiptarë dhe i shndërroi qytetarët shqiptarë në skllevër të vërtetë të një regjimi barbar. Atë taksë, zoti Rama, mbaje në arkivat familjare. Nuk ta thashë që në fillim se mendova se është e manifestit, por ti në fakt nuk e ke vetëm të manifestit, e ke nxjerrë nga arkivi familjar. Por ai nuk kthehet më në Shqipëri ” tha BerishaKëto deklarata Berisha i bëri nga Bathorja, ku vizitoi edhe një biznes fason. Ai premtoi se qeveria e tij do të heqë taksën e TVSH-së për të gjitha makineritë që ky biznes do të importojë si dhe do bëhët çdo gjë për të zbutur klimën e bërjes biznes në vend.