Ballsh, sherr mes dy adoleshentëve, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Ballshit ku dy adoleshentë janë plagosur me thikë pas një sherri me njëri-tjetrin.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë gjimnazit “Dervish Hekali” ky dy adoleshentët  Maroi Xhafaj, nxënës në këtë shkollë dhe Dragan Hasani kanë qëlluar njëri-tjetrin me thika pas një sherri banal.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve Mario Xhafaj është plagosur në këmbë por gjendja e tij shëndetësore nuk është kritike për jetën.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.