Vdekja e minatorëve në Bulqizë, shoqërohen 10 persona

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në minierën e Martaneshit ku humbën jetën 2 minatorë, policia ka shoqëruar 10 persona.Sipas informacioneve, 10 personat të cilët janë punonjës së kësaj miniere do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.Dy minatorët  Vebi Stafa dhe Ermal Elezi, humbën jetën, ndërsa kanë qenë duke punuar në minierën e Martaneshit, në vendin e quajtur, Zona e Re.Minatorët kanë gjetur vdekjen, ndërsa kanë qenë duke hapur fronte të reja në minierë me anë të lëndëve plasëse.Pas shpërthimit të dinamitit në minierë, një masiv dheu është shkëputur duke i zënë poshtë dy minatorëtFillimisht ka gjetur vdekjen, Vebi Stafa, i cili nuk mundi të mbijetonte as deri në spital, ndërsa minatori tjetër gjeti vdekjen pak më vonë në spitalin e Burrelit.