Dëshpërblimi i ish të përndjekurve, debate në komisionin e ekonomisë
Të përndjekurit kanë marrë këstin e parë dhe ka filluar të shpërndahet i dyti. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të financave Ridvan Bode gjatë raportimimit të shoqëruar me debate në komisionin e ekonomisë dhe të financave i kërkuar prej deputetëve të opozitës. Bode deklaroi se janë 11 mijë e 729 dosje për dëmshpërblime.Sqarimet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve shkaktuan debate në komision. Deputeti socialist Erjon Braçe deklaroi se duhet një afat për shpërndarjen e fondeve.Diskutime ka shkaktuar gjithashtu edhe skema për subvencionet e shtresave në nevojë. Ministri Ridvan Bode sqaroi se paketa sociale për këto shtresa është rritur me 2.5 herë në vite dhe se akuzat e opozitës janë për politikë.Ndërkohë deputeti socialist Erjon Brace kundërshtoi këtë fakt.Gjatë diskutimeve në komisionin e Ekonomisë u trajtua edhe çështja e ish të ushtarakëve, pensionet e parakohshme të të cilëve u ulën në 2010. Sipas ministrit Bode, u korrigjua një ligj që u miratua nga qeveria e majtë në vitin 2005, që katërfishonte për efekt zgjedhor pensionet e parakohshme, në mënyrë abuzive.