Wollfarth: Bashkëpunim mes dy pushteteve për reformat
Ndërsa Bashkitë e komunat e majta ngrenë zërin për mungesën e fondeve nga pushtetit qëndor, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eguen Wollfart ka kërkuar autonomi të vendorëve dhe mbështetjen e tyre me fonde nga qeveria. Në ditën e konferencës ndërkombëtare mbi "Rolin e Decentralizimit dhe Konsolidimit të Demokracisë në Shqipëri", kreu i prezencës së OSBE-së tha se për pavarësi të lartë vendore është i nevojshëm bashkëpunimi mes dy kaheve politike.Ndërsa ligjet e vëna kusht nga KE për marrjen e statusit po mbeten peng i votave e shumicës së cilësuar, ndërkombëtarët kanë përforcuar apelin drejtuar palëve politike për miratimin sa më parë të tyre.I ngarkuari me punë i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Brusa, tha se votimi i projekligjit për statusin e nënpunësit civil është kyc që qeverisja qëndrore të realizojë punën e saj.“Ka pasur probleme të cilat shprehen në progres-raport, si reforma e administratës publike por edhe përqëndrimi i pushtetit lokal në kampe politike të ndara. Besoj se 3 ligjet e mbetura pezull per te marre statusin e vendit kanddat, si drafti per statusin e punonjësit civil, është celësi për një administratë të mirë publike dhe qeverisje vendore” u shpreh ai.Bashkëpunim për realizimin e reformave për marrjen e statusit ka kërkuar edhe Ministri i Brendshëm Flamur Noka, i pranishëm në këtë konferencë.Gjatë këtyre muajve ne dëshmuan këmbëngulje në zhvillimin e demokracisë dhe bashkwpunuam me qeverisjen vendore pasi të zgjedhurit vendor qeveria i konsideron si elementë kyç në zhvillimin e vendit. Pushteti vendor është një nga instrumentat thelbwsore për axhendën e integrimit. Një arritje tjetër është qeverisja e mirë dhe modernizimi i administratës në nivel lokal. Gjithashtu një arritje përbën fakti se kemi rritur praninë e Europës duke dhënë kontributin tonë për një transprencë më të lartë” tha Noka.