Gjirokastër, grabitet një pikë karburanti, arrestohet një prej autorëve

Grabitet me armë një pikë karburanti në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur  mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Lumit, në hyrje të qytetit Gjirokastër  ku dy persona të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti dhe më pas janë larguar me shpejtësi.Sipas policisë, dy autorët  i kanë drejtuar kallashnikovin punonjësit të karburantit që t`ju japë lekët e xhiros së turnit  duke i marrë atij 60 mijë lekë të reja.Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej grabitësve dhe përkatësisht të 21-vjeçarit Rafael Vasho ndërsa ka shpallur në kërkim edhe bashkëautorin e tij por nuk bëhet i ditur identiteti i tij për arsye hetimi.Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprime të mëtjshme për  veprën penale të "Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim”.