Konventa e PD për bujqësinë, Berisha: Fermeri është kujdestari i Zotit për tokën

Pasditen e sotme ka zhvilluar punimet, Konventa e Partisë Demokratike, “Për më shumë mbështetje ndaj fermerëve”, në të cilën është paraqitur dhe diskutuar programi i kësaj partie për Shqipërinë rurale dhe bujqësinë moderne.Në fjalën e tij në konventë kryeministri Sali Berisha është shprehur:“ Përulem me nderimin më të madh para të gjithë fermerëve të Shqipërisë. Këtu u fol për punën e bërë gjatë këtyre viteve për zhvillimin rural. Ne jemi krenar, vlerësojmë dhe frymëzohemi prej fermerëve. Tek fermerët puna nuk mbaron kurrë dhe ne u detyrohemi atyre shumë më tepër se kaq sa kemi bërë. Fermeri është kujdestari i Zotit për tokën, rrudhat e tyre janë vulat e Zotit për punën e tyre të mrekullueshme dhe ne do të bëjmë gjithëçka për tua shpërblyer atë që ata bëjnë për shoqërinë.Do të bëjmë gjithëçka që çdo fshat i Shqipërisë të ketë infrastrukturën më të nevojshme dhe të përshtatshme. Ne garantuam furizimin me energji elektrike. Mandati i ardhshëm është mandati i përfundimit të infrastrukturës më moderne. Vrapi ynë nuk do të ndalet derisa ti garantojmë fshatit shkolla të njëjta me qytetin, ujë të rrjedhshëm dhe energji. I garantoj fermerët se përparësia e parë për Partinë Demikratike do të jetë kullimi në tokat me sera. Ju inkurajoj që të ecni sa më shumë drejt prodhimeve bio, që ato të bëhen të njohura në të gjithë Europën. Ne qëndrojmë të vendosur që në katër vitet që vijnë të shumfishojmë prodhimin e fermerëve shqiptar.Do të trefishojmë grantet për fermerët, do të nxisim prodhimin në mbarë Shqipërinë. Gjatë katër viteve që vijnë do të bëjmë gjithçka për të dyfishuar prodhimin e mjaltit, gjithashtu edhe peshkimi do të ketë përparësi të madhe. Kemi hequr tarifat përçdo gjë që nevoitet për peshkimin, TVSH-ja për hekurin për serat nuk do të ekzistojë më.Katër vitet që vijnë do të bëjmë shumë më tepar për fermerët shqiptarë dhe Shqipërinë rurale”, u shpreh kryeministri Berisha.Në konventën e Partisë Demokratike ka folur gjithashtu edhe Ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të zonave rurale në Shqipëri duke i quajtur ato shpirtin i këtij vendi.“Kur zhvillohet Shqipëria rurale nuk ka rëndësi ku jeton gjithsecili. Të gjithë shqiptarët meritojnë një punë më dinjitoze, fermerët janë pjesa e kombit që siguron mirëqenien me sakrifica të mëdha, ata falin dashuri dhe përkujdesje për produktin e tyre, kultivojnë jetë bimësh dhe gjënë e gjallë. Ne besojmë se zonat rurale janë shpirti i këtij vendi, kur fshatrat dhe komunat tona zhvillohet mbarë Shqipëria zhvillohet”, u shpreh ministri Bode.Ministri i Financave u shpreh gjithashtu se nën qeverisjen demokratike, fshati dhe fermerët janë zhvilluar. Fermat kanë rritur prodhimet e tyre dhe janë bërë më konkurruese falë investimeve të qeverisë.“Ndryshimi fillon nga një gjë e thjeshtë siç është një rrugë, që për ta është lidhje me tregun. Rrugët janë arteriet ku rrjedh mundi i fermerët. Në 8 vite ne kemi ndërtuar 6500 km rrugë rurale. Këto rrugë nuk i lidhin këta banorë vetëm me qytetet, por edhe me shkollat e qendrat shëndetësore. Ne nuk ramë në krizë, bujqësia ishte pjesa më vitale përgjatë krizës, në 4 vitet e fundit është rritur 2 herë më shpejt se mesatarja e ekonomisë. Fermat kanë rritur prodhimin me 30%, produktet janë bërë më konkurruese dhe më të kërkuara. Ne e dimë se të gjitha sa kemi bërë nuk mjaftojnë, ne jemi të bindur që qytetarët meritojnë më shumë, sot të vendosim për përshpejtimin e ndryshimit. PD ka një program, atë që do shpalosim sot në këtë konventë. Programi që kërkojnë qytetarët dhe që do na ofrojë më shumë me kombet e zhvilluara. Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarke tatim për imputet në bujqësi, për farërat, asnjë qindarkë për makineritë që modernizojnë bujqësinë, kemi lehtësuar taksimin. Ne sot jemi këtu, për të mbështetur fermerët, të punojmë për zhvillimin e Shqipërisë rurale, kur ka ajo sukses të gjithë kemi sukses, kur ajo ndryshon e gjithë jeta e shqiptarëve ndryshon” tha Ridvan Bode.