Zëvendësimi në KQZ, Gjnushi: Opozita të mos pajtohet me veprimin e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 12:54
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi ka reaguar nga Korça në lidhje me debatet e ditëve të fundit për zëvendësimin e anëtarëtit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.Në fjalën e tij, Gjinushi kërkoi nga opozita të mos pajtohet me veprimin e Partisë Demokratike e cila sipas tij është në interes të kryeministrit Berisha.Gjithashtu Gjinushi është shprehur optimist se e majta do të fitojë bindshëm edhe pse sipas tij Berisha po kërkon të manipulojë zgjedhjet.“Çdo tentativë reforme me Berishën është mashtrim. Berisha ka 8 vjet që qeveris me vota të majta prandaj duhet të jemi të bashkuar më 23 qershor” theksoi më tej Gjinushi.