Largimi i LSI nga qeveria, PPE: Berisha mbetet mazhorancë
Për Partinë Popullore Europiane largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës nuk ka një ndikim në punën e qeverisë shqiptare.Paul Rubig, anëtar i Parlamentit Evropian tha se edhe pas këtij largimi qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha konfirmoi shumicën e saj në Parlament."Në sfondin e largimit të një partneri të vogël të koalicionit drejt opozitës socialiste, kjo është një shenjë e fuqisë të Partisë Demokratike në vend. Partia Popullore Evropiane mbështet qeverinë e zotit Berisha për arritjet e mëdha për vendin e tyre, por në veçanti për përpjekjet e tyre për të çuar vendin më afër Evropës" theksoi Rubig.Për deputetin austriak vendimi i liderit të opozitës për mos miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli është është një blokim për vendin."Me zgjedhjet e përgjithshme që janë afër, unë do të doja të theksoja shpresën time se shqiptarët do të vazhdojë të mbështesin qeverinë aktuale që ka arritur anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe shumë përfitime të tjera për popullin" tha deputeti i PPE në Parlamentin Europian.Në fillim të këtij muaji Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizoi largimin nga qeverisja për tu bashkuar me Partinë Socialiste në koalicionin opozitar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.