Wollfarth:Dialog kontruktiv dhe programe të qarta politike
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar dialog kontruktiv mes palëve politik si dhe një klimë më të qetë parazgjedhore në Shqipëri.Nga qyteti i Beratit, ambasadori Wollfarth kërkoi nga partitë politike t`i bëjnë të qarta programet e tyre dhe të paraqesin para qytetarëve mënyrën se si do t`i përmbushin premtimet e tyre.“Duhet të ketë një dialog të hapur mes palëve politike në këtë periudhë parazgjedhore. Politikanët duhet t'i bëjnë të qarta programet e tyre dhe ata duhet të shprehen para qytetarëve se si do të përmbushin ato. Dialogu mes palëve duhet të jetë konstruktiv, i qytetëruar dhe me tone të qeta” theksoi Wollfarth.I pyetur sërish nga gazetarët në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e anëtarit të LSI në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ambasadori Wollfarth theksoi se është ende në proces konsultimi i bazës ligjore mbi të cilën u bë kërkesa e PD-së. Ai gjithashtu ripërsëriti se KQZ-ja është një komision teknik dhe apolitik.“Nga njëra anë kemi vendimin e Komisionit që propozoi shkarkimin e anëtarit të LSI nga KQZ. Interpretimet janë të ndryshme, ky anëtar mund të vazhdojë punën e tij në KQZ. Jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore, të hënën Kuvendi do të rishqyrtojë çështjen. Nuk duhet harruar që KQZ është një komision apolitik dhe teknik” shtoi ambasadoriGjithashtu kreu i prezencës së OSBE-së Wollfarth vlerësoi edhe përgatitjet që janë bërë për zgjedhjet e 23 qershorit ndësa ftoi qytetarët që të kontribuojnë në zgjedhje duke dalë masivisht për të votuar.“Përgatitjet parazgjedhore mendoj se kanë shkuar mirë deri tani. Janë krijuar KZAZ, janë përcaktuar vendet e qendrave të votimit, punë e mirë me listat e zgjedhësve. Ftoj qytetarët të kontribuojnë në procesin zgjedhor dhe të dalin të votojnë më 23 qershor” theksoi më tej ambasadori.