"Festivali Folklorik i Rapsodëve ", Lezha kthehet në kryeqendrën e aktivitetit

Për të dytën herë radhazi, qyteti i Lezhës do të presë  "Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentisëtve Popullor ",  që organizohet nga Ministria e Kulturës, Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike me mbështetjen e bashkisë së Lezhës.Memoriali i Skënderbeut do të jetë arena e këtij festivali, ku me 13 dhe 14 Prill pritet të konkurojnë rapsodët dhe instrumentistët nga të gjitha trevat shqipfolëse.Organizimi i këtij evenimenti mjaft të rëndësishëm kulturor do të gjallërojë jetën kulturore dhe artistike në qytetin historik të Lezhës, ndërsa grupet pjesëmarrëse do të vizitojnë edhe pikat turistike të këtij qyteti.