Kreditimi i bizneseve për të rinjtë, Basha: Rast i papreçedentë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 11:47
1 milion euro është fondi i bashkisë së Tiranës që do ti vihet në dispozicion të rinjëve për punësimin e tyre ose për ngritjen e një biznesi. Të rinjtë paraqesin plan biznesin e tyre dhe mund të aplikojnë për kredi.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se ky proces do të jetë transparent për të gjithë aplikuesit dhe si i bërë thirrje bankave të nivelit të dytë të aplikojnë për të qënë pjesëmarrëse në këtë nisëm.
“Problemi që kemi përpara është ai i mundësimit të kreditimit për rininë kryeqytetase sa herë që të rinjtë dhe të rejat hedhin një hap në drejtim të sipërmarrjes. Nuk do kishte problem nëse reagimi nga institucionet financiare të kryeqytetit do ishte i shpejtë dhe do të mundësonte një valë kapitalistësh të rinj që do krijonte vlerë dhe vende pune. Të gjithë e dimë që procesi nuk është i lehtë dhe i shpejtë dhe ndaj për herë të parë në historinë e pushtetit vendor dhe ne përputhje me rolin aktiv në krye të Bashkisë së Tiranës, ne hodhëm një hap të paprecedentë që një pjesë të buxhetit të Tiranës të kalojë si garanci për bankat e nivelit ë dyte në mënyrë që të operohet më me shpejtësi”, tha Basha.
Gjithashtu kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jakaj tha se ky fond do të jetë gjthnjë e më tepër në rritje.Të rinjtë mund të aplikojnë për mikro kredi dhe kthimi i saj do të bëhet përgjatë fitimeve në aktivitetin e tij. Gjithashtu Basha dhe të pranishmit e tjerë dëgjuan me interes propozime të të rinjve nën 35 vjeç të cilët janë të interesuar të hapin një biznes të tyre.