Presidenti Nishani, bashkëpunim mes shteteve

Bashkëpunimi mes vendeve për të parandaluar fenomenet që kërcenojnë sigurinë globale, duhet të zgjerohet edhe më tej. Ky ka qënë apeli i Presidentit tëShqipërisë, Bujar Nishani, në Samitin 16-të Euroaziatik për Ekonominë që u mbajt në Stamboll. Në sesionin kushtuar presidentëve, kreu i shtetit, theksoi se cdo vend ka rëndësin dhe përgjegjsin e tij për sigurin globale pavarësisht madhësis gjeografike."Kërcënimet e tanishme globale, si: krimi i organizuar, varfëria e terrorizmi janë të ndërlidhura dhe përbëjnë një kërcënim universal.Siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura.Veçanërisht bëhet më i rëndësishëm multi-lateralizmi përballë kërcënimeve globale si: terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë.Përballë rreziqeve asimetrike me efekte globale, edhe shtete shumë të fuqishme ndjehen të paimunizuara dhe madje të cënueshme. Një situatë e tillë ka sjellë vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, që dikur nuk mund të imagjinohej dhe ka rritur peshën relative të rëndësisë dhe përgjegjësisë për çdo vend, pavarësisht madhësisë së tij."Në fund të fjalës së tij presidenti Nishani cilësoi, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende kanë kapacitetet ekonomike, ushtarake dhe politiko-diplomatike për të qenë udhëheqës botërorë. Duke besuar në fuqizimin e marrdhënieve mes vendeve për harmonizimin e interesave.