Tiranë, 16-vjeçari plagos shoferin dhe fatorinon e linjës së Unazës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2013, 09:55
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në urbanin e linjës së Unazës në kryeqytet. Një 16-vjeçar, identitetit i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka plagosur fatorinon dhe shoferin e autobuzit pas një debati me këta të fundit.Mësohet se shoferi dhe fatorino i urbanit kanë marrë plagë të lehta dhe kanë marrë mjekim në QSUT ndërsa policia ka shoqëruar 16-vjeçarin për t`u marrë në pyetje.Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.