Dorëheqja e Vasilit, Basha: S`ka kërkesa të tjera për largime nga Bashkia

Përveç Petrit Vasili që dha dorëheqjen një ditë më parë si nënkryetar i bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Basha tha që nuk ka asnjë kërkesë tjetër nga përfaqësues të LSI-së në këtë institucion për tu larguar. Basha falenderoi Vasilin për kontibutin e dhënë dhe u shpreh se ai e la këtë post për shkak të angazhimit për zgjedhjet parlamentare duke kandiduar si deputet i LSI-së.E ndërsa në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, mes këshilltarëve të PD-LSI u ruajt dakortësia për të miratuar projekvendimet, Basha nuk dha të tjera detaje për kohën apo emër konkret se kush do zvëndësoj Vasilin si nënkrytar bashkie.Ditën e enjte Petrit Vasili kërkoi dorëheqjen si nënkryetar i bashkisë së Tiranës, detyrë që Vasili i ka marrë 8 apo 9 muaj më parë. Nëpëmjet një letre Vasili ka informuar kreun e Bashkisë për largimin me arsyen "angazhim  elektoral".