BKT ofron mënyra të reja kreditimi me biznesin

Banka Kombëtare Tregtare hedh në treg një produkt të ri për të ndihmuar bizneset që kanë nevojë për para në kohë krize.Produkti më i fundit në  këtë linjë është Kredia me Kolateral Çekun, produkt i cili u prezantua gjatë një seminari të zhvilluar në Tiranë me temë "Alternativat e Përdorimit të Çekut". Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues të BKT-së, Seyhan Pencabligil, u shpreh se kjo nismë u morr për të rivitalizuar ekonominë shqiptare.Shqiptarët në tërësi janë shumë të hapur ndaj risive dhe ndryshimeve zhvillimore. Tregtarët shqiptarë duhet të lënë mënjanë shkëmbimet mall me mall dhe të fillojnë dhe të përshtaten me instrumentat bashkëkohorë të pagesave. Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht si në mbarëvajtjen e bizneseve të tyre, ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sistemit bankar në veçanti". Mendojmë se kjo do të ndihmojë ekonominë që të rivitalizohet dhe të dalë nga kjo qetësi e ardhur si pasojë e krizës ekonomike. Ne shohim se shumë ndërmarrje nuk kanë KESH dhe në këtë mënyrë ne do tu ofrojmë atyre zgjidhjen.Përdorimi i çekut si një instrument pagese, sjell shumë lehtësi dhe formalizim në marrëdhëniet furnitor-klient. Njohja dhe mbrojtja që i bën kuadri ligjor çekut si instrument, e bën atë një nga mënyrat e pagesës më të sigurta dhe të garantuara në vend. BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.3 miliardë USD në asete dhe 1.9 miliardë dollarë në depozita.