Partia Republikane tryezë me shoqatat e ish-pronarëve
Partia Republikane ka organizuar një tryezë me ish-pronarët të cilët shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me ngërçet e njëpasnjëshme që po krijon sistemi duke bllokuar kthimin e pronave te i zoti.Duke e konsideruar Partinë Republikane si një prej aleatëve të përhershme të tyre, pronarët kërkuan me forcë të dëgjohet zëri i tyre, qoftë në parlamentin shqiptar, por edhe në realizimin e një prej kushteve të kërkuara nga BE, zgjidhjen e çështjes së pronës, si mundësi e Shqipërisë për t’u integruar në familjen evropiane.Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se tendenca për të legalizuar edhe ndërtimet e paligjshme, të bëra pas vitit 2006 është një tjetër grabitje e madhe që po u bëhet shqiptarëve dhe kjo duhet ndaluar urgjentisht.Gjithashtu, në fjalën e tij zoti Mediu e vuri theksin edhe në kërkesat e herepas hershme që i janë bërë qeverisë dhe agjensive përkatëse për verifikimin e titujve të pronësisë për evidentimin e të gjitha abuzimeve të bëra me pronat.Një tjetër pikë mjaft shqetësuese përsa i përket çështjes së pronave, që tashmë është kthyer në anomali për zhvillimin e ekonomisë, është edhe miratimi nga qeveria i hartës së çmimit për tokat.