Meta në Koplik: 23 Qershori është dita e shqiptarëve

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta e ka cilësuar si të drejtë vendimin e marrë nga forca e tij politike për të krijuar një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste.Në një takim me mbështetës të LSI-së në Koplik, Meta theksoi se 23 qershori do të jetë dita e shqiptarëve.Gjithashtu Meta ka vlerësuar edhe kontributin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për zhvillimin e vendit duke theksuar se kjo forcë politike do të jetë gjithmonë në mbrojtje të shtresave në nevojë.“ Jemi konfirmuar si një forcë bashkëpunuese dhe që respekton marrëveshjet. Në çdo kohë kemi marrë vendimet më të drejta. Ekuilibri i pushteteve është garanci për demokracinë.  LSI-ja ka dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe vendimet tona në shërbim të së ardhmes” është shprehur Meta.