Ministri Ksera në Shkodër, viziton shtëpinë e bamirësisë në Vaun e Dejës

Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka qënë dje në Bashkinë e  Vaut të Dejës dhe Bushatit, i shoqëruar nga deputeti i zonës, Gjokë Uldedaj.Ministri Ksera fillimisht është ndalur në shtëpinë e bamirësisë në Vaun e Dejës, prane Dioqezës së Sapes, ku u prit nga Monsinjor Luçiano Avgustini dhe Kryetari i Bashkisë, Gjon Marku.Në këtë shtëpi bamirësie trajtohen shumë persona në nevojë të cilët gjejnë mbështetje në këtë strehëz falë mbështetjes që jep kisha katolike.Gjatë kësaj vizite, ministri Ksera dhe deputeti Uldedaj janë njohur me kushtet e kësaj shtëpie, por nga ana tjetër është garantuar mbështetje për këtë nisëm….Pas Vaut të Dejës, Ministri Ksera dhe deputeti Uldedaj, ndalesën e radhës e kanë pasur në Komunën e Bushatit, ku janë takuar me drejtuesit dhe administratën e kësaj komune, ka njohur ministrin me zhvillimet dhe prioritetet e politikave sociale që ndiqet nga kjo njësi e qeverisjes vendore.Ministri Ksera i shoqëruar nga deputeti i zonës, Gjokë Uldedaj, janë njohur me kushtet dhe iniciativat sociale dhe humane të vëllezërve të Nënë Terezës që shërbejnë prej vitesh në Komunën e Bushatit.Vëllezërit e Nënë Terezës, shërbejnë që nga viti 1991 në Komunën e Bushatit, ku fillimisht ato mbërritën si misionarë për një periudhë të shkurtër por tashmë falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me Komunën e Bushatit, qëndrimi i tyre është kthyer në të përhershëm duke qënë gjithnjë në shërbim të komunitetit.