Çmimi “The independent”, Kadare konkuron me librin “Darka e gabuar”

Emri i Ismail Kadare vazhdon të jetë prezent në listën e autorëve të famshëm, e ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për çmimin  “Foreign fiction prize 2013”.Në garën e gazetës britanike " the Indipedent", janë  përfshirë  6 autorë dhe 4 gjuhë. Shkrimtari shqiptar Ismail kadare konkuron me romanin “Darka e gabuar” e përkthyer  nga John Hodgson.  “The Independent foreign fiction prize” është  i vetmi çmim që jepet nje herë në vit nga gazeta britanike për letërsinë e huaj të botuar dhe ka një vlerë  prej 10 mijë euro.Shkrimtarja Elif Shafak një nga pjesëmarrëset e jurisë së këtij viti, tha se në garë janë një larmi magjepsëse stilesh, zhaneresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota.Në romanin “Darka e gabuar” bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastres nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953.Kjo është cilësuar si vepër që në shumë kuptime është kronikë në gur e parë nga sytë e një të rrituri. Mënyra me të cilën qyteti e përjetoi largimin e italianëve dhe ardhjen e gjermanëve, si dhe më pas, ardhjen e komunistëve. Ky është gjithashtu romani në të cilin, Kadare jep edhe një "vlerësim" shumë krahasues mes pushtimeve italiane, gjermane si dhe ardhjes në pushtet të komunistëve.Personazhi kryesor, doktor Gurameto i madh, që kishte studiuar në Gjermani, shtron një darkë për oficerët gjermanë që erdhën nga Greqia për të marrë nën kontroll Shqipërinë. Njerëzia ngatërron tingujt e muzikës gjermane me të shtënat e mitralozëve. Doktor Gurametoja i madh, nuk do të jetë kurrë në gjendje të sqarojë arsyet e darkës. Ai kthehet në hero për disa e në armik për disa të tjerë."Bëje, o Zot, ëndërr!", thoshin ata që mendonin se me hyrjen e gjermanëve në Gjirokastër, në shtator 1943, qyteti do të hidhej në erë. Kjo jo vetëm që s'ndodhi, qyteti jo vetëm që përjetoi kohën gjermanike, po si rrjedhojë ngriti historinë e shpëtuesit më të famshëm të pengjeve, doktor Gurametoja i madhi, mbi misterin e të cilit Ismail Kadare ka ndërtuar subjektin e romanit më të ri "Darka e gabuar".Fituesi i çmimit do të shpallet më 20 maj.