Ndërpriten shkarkimet e Fierzës, përmirësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Janë ndërprerë që nga mbrëmja e së Mërkurës  shkarkimet e ujrave në liqenin e Fierzës, menjëherë pas ndërprerjeve  të reshjeve të shiut.  Një gjë e tillë ështe bërë  me synimin për t'i ardhur në ndihmë zonës së Shkodrës tashmë në gjendje mjaft të rëndë si rrjedhojë e përmbytjeve.Pritet që në ditët e ardhshme  të nisë të bjerë niveli i ujrave të liqenit si rrjedhojë e rënies së prurjeve, që gjithsesi ende është i lartë.Burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës pohojnë se, në orët e mëngjesit të së Premtes  prurjet e ujrave arrijnë në  mbi 550 metër kub ujë në sekondë.Por duke qenë se niveli i ujrave  të liqenit është  296,50 metra mbi nivelin e detit, sërish prurjet konsiderohen  të larta.Liqeni i Fierzës shërben  si rregullator edhe për dy liqenet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, liqenin e Vaut të Dejës dhe të Komanit.Ndërprerja e shkarkimeve ka bërë që  për momentin nga liqeni I Fierzës  të derdhen në liqenin e Komanit rreth  350 metër kub ujë në sekondë  nga  puna  e  4 turbinave që punojnë për prodhimin e energjisë elektrike.Në liqenin e fierzës, sipas specialistëve puna vazhdon normalisht deri në nivelin e 296 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa  niveli I ujrave mund  të shkojë  edhe deri në 298 metra mbi nivlein e detit  në raste të rralla.