Aksident në minierat e Martaneshit, humbin jetën dy minatorë

Dy minatorë kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në minierat e Martaneshit në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zonën e Re të Martaneshit, ku dy minatorë janë zënë nga masivi i gurëve dhe dherave ndërsa punonin në minierë.Mësohet se minatorët e aksidentuar janë shtetasit Ermal Elezi dhe Vehbi Shtafa, ky ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Elezi u dërgua në gjenjde të rëndë në spital, ku ndërroi jetë pak minuta më vonë si rezultat i plagëve të marra.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që rezultoi fatal për dy minatorët.