60-vjetori i Fakulteti të mjekësisë, Berisha: Mjekësia, në nivelet e vendeve të zhvilluara

Nisje të procedurave ligjore për kthim të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës. Kështu ka lajmëruar kreu i qeverisë së vendit, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dilomimit të studentëve të mjekësisë, fakt ky që përkon dhe me 60 vjetorin e themelimit të këtij Fakulteti.Berisha shprehu nderim dhe përulje për themeluesit e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga bluzat e bardha, të cilët sipas tij me përkushtimin e tyre e kanë ngritur vendin në nivelet më të larta të vendeve të zhvilluara.“Mirënjohje për profesorët, për kolegët, për studentët e mi të cilët në një betejë të pandërprerë, çdo minutë, çdo orë apo ditë kanë qëndruar tek shtrati i të sëmurit, dhe në çdo skaj të vendit ia kanë dalë sot të vendosin Shqipërinë ndër treguesit më kryesorë të shëndetit”- tha Berisha.Me punë dhe përkushtim, iu drejtua kryeministri të pranishmëve, hodhët themelet e një mjekësie moderne, cfarë sipas tij ka bërë që vendi ynë nga një vend që kishte vdekshmëri foshnjore 2 dhe 3 shifrore, sot ka vdekshmëri vetëm 1 shifrore.Në përfundim të fjalës së tij kryeministri Berisha u ka dorëzuar diplomën 5 studentëve më rezultate të shkëlqyera të këtij Fakulteti.