Ministri Aldo Bumçi, takim me ambasadorin Eugen Wolfarth

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, ka pritur ditwn e sotme në njw takim kortezie kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth. Në takim u diskutua mbi agjendën e Shqipërisë në kuadër të OSBE-së, bashkëpunimin me Prezencën e OSBE-së në Tiranë, si dhe mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Në fillim të takimit, Ambasadori Wolfarth uroi Ministrin Bumçi për detyrën e re dhe njëherazi përcolli përshëndetjet dhe urimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Duke iu referuar angazhimit dhe projekteve të OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Wolfarth tha se vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm, duke veçuar progresin e madh që është arritur në realizimin e projektit për shkatërrinin e municioneve dhe armëve të lehta.Lidhur me angazhimin aktiv të Shqipërisë në kuadër të OSBE-së, Ministri Bumçi theksoi se Shqipëria është e gatshme që të presë në Tiranë konferencën mbi tolerancën, mosdiskriminimin dhe bashkëjetesën, vlera të cilat janë të vyera për popullin shqiptar. Po ashtu, bashkëpunimi me OSBE-në, tha ai, ka ndihmuar në arritjen e sukseseve mjaft domethënëse që Shqipëria ka shënuar deri tani, duke ndihmuar kështu edhe në drejtim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.