Betohen te Nishani dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2013, 12:39
Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak ditë më parë, u betuan sot para Kreut të Shtetit.
Pas leximit të formulës së betimit, nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe para Presidentit Nishani, për të firmosur më pas dokumentin e betimit.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.