Dita botërore, romët sërish probleme me punën dhe banesat
Stehimi dhe papunësia mbetet ende problemet më të mëdha të komunitetit romë pavarësisht të gjitha politikave sociale të hartuar për ta. E nëse në arsimin e tyre janë bërë më tepër përpjekje, gjetja e një strehëze apo e një pune ende shihet si pamundësi e neglizhencë.Në afërsi të zonës së njohur si pallati me shigjeta, romët gjenden në baranga. Prej vitesh kjo situatë mbetet e njëjtë, me të njëjtët persona, me të njëjtat kushte edhe kur flitet për dimër të zgjatur apo edhe kur nuk lejohet të gërmojnë për kanacet për të siguruar ato pak të ardhura. Dëshmia e kësaj odise varfërie është 70 vjeçarja Selvie Maksuti, nëna e 9 fëmijëve.8 prilli është dita botërore e Komuniteti rom. Një pjesë e tyre gjenden në festë nga organizimet që ka bërë bashkia e Tiranës, Ministria e Punës dhe organizat të huaj, por disa të tjerë kanë vendosur të protestojnë në emër të të drejtave të mohuara.Nënkrytarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se bashkia do të në bashkëpunim me BE do të ndërtojë banesa sociale dhe një shkollë të re për komunitetin rom, në zonën e Bregut të Lumit.Në rrugën Murat Toptani,është hapur dhe panairi i romëve i cili do të qëndroj i hapur për disa ditë për të ekspozuuar punime dhe pjesë të traditës së tyre.