Greqi, transferohet në një burg tjetër Alket Rizai

Shqiptari i shumëpërfolur në Greqi, Alket Rizai është transferuar sot nën masa të rrepta sigurie nga burgu i Malandrinos drejt atij të Domokut.Transferimi i tij nga burgu i Malandrinos bëhet vetëm disa ditë pasi policia greke gjeti në qelinë e Alket Rizait një bombë artizanale.Ky zbulim u bë nga një kontroll i befasishëm i forcave speciale EKAM në burg, ku u konstatua se Alketi ishte duke përgatitur një plan të ri për t’u arratisur sërish nga burgu.Pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu i Malandrinos, Alket Rizai është vënë nën vëzhgim të rreptë nga forcat e sigurisë, të cilat sot bënë të mundur edhe tranferimin e shqiptarit në një burg tjetër për arsye sigurie.Këto vitet e fundit 39-vjeçari Alket Rizai është arratisur dy herë me helikopter nga burgu Koridallos dhe tentoi për një arratisje të tretë nga burgu i Malandrinos duke marrë peng 6 gardiane burgu.Greqi, vritet nga bashkëkombasi një shqiptarNdërkohë një ngjarje e rëndë ku protagonist janë sërish shqiptarë ka ndodhur sot në Greqi.Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është qëlluar me shufër hekuri nga një bashkëkombas i tij pas një grindje me këtë të fundit.Ngjarja e rëndë është shënuar në Darek, në zonën Vrontio të shtetit Helen ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një borxh.Nuk dihet identiteti i viktimms apo e autorit të krimit ndërkohë që policia greke po vijon kërkimet për kapjen e autorit të krimit.