Jep dorëheqjen drejtori i politikave në MSH, Pëllumb Pipero
Jep dorëheqjen drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero.Në një letër të hapur, Pipero ka sqaruar edhe arsyet e marrjes së këtij vendimi duke theksuar se nuk cilëson veten si viktimë të prishjes së koalicionit PD-LSI.Ai thekson se dorëheqja e tij nga detyra vjen në kohën e duhur duke shtuar se do të vijojë të punojë në profesionin e tij si mjek në QSUT.“Duke mos e konsideruar veten si "viktimë" të prishjes së një koalicioni deri tani shumë funksionues, të përligjur e të suksesshëm, por ndoshta jo të natyrshëm, e vlerësoj dorëheqjen time si një akt mëse normal, që vjen në kohën e duhur dhe njëkohësisht më krijon mundësinë dhe me jep privilegjin të vazhdoj t'ju shërbej qytetarëve si mjek në shërbimin e sëmundjeve infektive në QSUT, dhe studentëve si pedagog” thekson Pipero.