Ashton shreh keqardhjen për vendimin e Serbisë

Pas vendimit të qeverisë serbe të hedhë poshtë propozimin e Bashkimit Europian për marrëveshje me Kosovën, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shrehur keqardhjen  e saj!Baronesha Ashton i bën sërish thirrje qeverisë serbe që të mos hedhë poshtë propozimet e ofruara në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën dhe të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në të mirë të qytetarëve.Duke rikujtuar takimet që ka zhvilluar në gjashtë muajt e fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiç, Ashton tha se "të gjitha elementet për një marrëveshje mbi veriun e Kosovës janë në tavolinë".Nëpërmjet një deklarate  për shtyp, Ashton thotë se "marrëveshja duhet të arrihet  midis dy palëve, nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë", transmeton rel."Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësisë për qytetarët , veçanërisht në veriun e Kosovës , që  të kenë një jetë më të mirë". "Shpresoj se Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin këtë shans, për ta lënë të kaluarën prapa tyre dhe për të lëvizur përpara drejt së ardhmes", tha  baronesha Ashton.E ndërsa ajo shreson  se do të zhvillojë diskutime brenda BE-së në ditët e ardhshme, në mbështetje të, siç ka thënë, një hapi të vërtetë përpara për Serbinë dhe Kosovën drejt së ardhmes së tyre evropiane.