Mediat:Gjermania në borxh me Greqinë
Gjermania ka shumë borxhe ndaj Greqisë. Të paktën kështu pretendojnë mediat greke që shkruajnë se Berlini ka një borxh ndaj Athinës me vlerë 108 miliardë euro, e trashëguar që ka koha e Luftës së Dytë Botërore.Mediat greke që i referohen një materiali top secret shkruajnë se gjatë kërkimeve që janë bërë në arkivat greke, duke njohur edhe çështjen e njohur të pagesës së dëmshpërblimit të Greqisë nga ana e Gjermanisë, është ndërtuar një raport 80 faqesh ku arrihet në përfundimin se shteti Helen nuk ka marrë këtë kompesim.Raporti është i bazuar në 761 vëllime të materialeve që janë në arkivat e shtetit grek duke përfshirë marrëveshjet e legjislacionit, dhe në vendimet gjyqësore.Shuma që pretendohet nga shteti helen është rreth 80% të Prodhimit të brendshëm bruto dhe në qoftë se do të paguhet do të mbulojë shumicën e borxhit të Greqisë.Ndërkohë ministria e financave greke ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështjeje, e ndërsa Gjermania është bërë objekt i protestuesve në Athinë që thonë se kriza greke i ka rrënjët pikërisht në këtë shtet.