Serbia nuk pranon dhe zyrtarisht marrëveshje me Kosovën
Serbia refozon BE-në duke hedhur poshtë marrëveshjen e propozuar nga Brukseli për veriun e Kosovës. Qeveria e Beogradit njëzëri vendosi të mos nënshrkuajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pas tetë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, të ndërmjetësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Serbia ka hedhur poshtë në mbledhjen e sotshme të qeverisë, mundësinë për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët e saj, si dhe të marrë statusin e vëndit kandidat në Bashkimin europianë.Arsyetimi i qeverisë serbë për mospranimin e një marrëveshjeje me Kosovën, sipas tyre është, mos-garantimi i sigurisë dhe të drejtave të njeriut për komunitetin serb në veri.Pretendimet e Beogradit vazhdojnë të mbeten autoriteti që do të ketë asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Beogradi kërkon që ky asociacion të ketë fuqi ekzekutive, veçanërisht në fushën e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor.Por Prishtina zyrtare e ka kundërshtuar fuqishëm, duke kërkuar nga Beogradi që të përballet me realitetin e ri të krijuar në Kosovë.Partia Përparimtare Serbe [SNS] , kreu i të cilës është zëvëndëskryeministri Aleksandar Vuçic, i ka rekomanduar të Hënën në mëngjes Qeverisë së Serbisë që të mos nënshkuajë marrëveshjen me Prishtinën të cilën e ofroi Brukseli.Vuçic, tha se 2 nga 8 pikat e parashtruara nga Brukseli në marrëveshje janë të papranueshme, e që nënkuptojnë se katër komunat veriore nuk do të jenë autonome por në kuadër të rregullimit kushtetues të Kosovës, dhe që forcat e armatosura të Kosovës do të dislokohen në atë zonë. E ndërsa ai shrehu zhgënjimin e tij, lidhur me ofertën e BE-së, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se duhet mbyllur dyert me Brukselin, pasi sipas tij, SNS-ja "nuk dëshiron ta kthejë Serbinë në kohët e vjetra , dhe as ta çojë në humnerë".