Jovanoviç: Kosova është humbur që në vitin 1999
Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se Serbia rrezikon të humbasë të ardhmen e saj.“Edhe këta që kanë udhëhequr bisedimet me Kosovën, e kanë ditur që nga fillimi se bëhet fjalë për blerje kohe. Mund të shpëtojmë vetëm nëse flasim të vërtetën dhe e vërteta është se Serbia ka humbur Kosovën më 1999”, u ka thënë Jovanoviç gazetarëve në Beograd.Sipas tij, në bisedime janë shpenzuar fjalë dhe argumente dhe nuk është e lehtë të gjendet përgjigjja për problemet e Serbisë, por se “kjo është obligim i njerëzve që udhëheqin shtetin”.Beogradi sot duhet të bëjë të ditur nëse pranon ose jo propozimin e Brukselit për marrëveshje me Prishtinën.Propozimi i BE-së nuk parashikon përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë,ashtu siç kërkon Beogradi.Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se propozimi nuk duhet pranuar.