SHBA kërkon një lloj autonomie për serbët në veri
Qëndrimi i SHBA-ve është që Kosova duhet të vendos “sesi të zbatohet autonomia që e kërkojnë serbët” nga veriu i Kosovës, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të shtetit, Victoria Nuland.Nuland në konferencë për media ka thënë se roli i Serbisë duhet të jetë i tillë që t’ua bëjë me dije qytetarëve të Serbisë dhe serbëve në Kosovë se është koha që kjo çështje të zgjidhet.Strukturat paralele dhe çështjet e tjera të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Nulandit, janë tema në të cilat po punon përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.“Dëshirojmë që këto çështje të zgjidhet paqësisht të cilat edhe Kosovës edhe Serbisë do t’iu mundësojnë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Nuland.