Zbardhen emrat e ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2013, 19:56
Pas largimit të të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga qeveria shqiptare, kryeministri Sali Berisha ka emëruar pasditen e sotme ministrat e rinj të qeverisë.Burime të RTV “Ora News”, zbardhin emrat e ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Berisha.Kryeministri ka emëruar Halim Kosovën Ministër të Shëndetësisë, post ky që mbahej nga Vangjel Tavo.Gjithashtu kryeministri ka emëruar Florion Mimën ministër të METE-s në vend të Edmond Haxhinastos, kurse Aldo Bumçi nga Ministër i Kulturës emërohet Ministër i Jashtëm në vend të Edmond Panaritit.Sipas burimeve të “Ora News”, vendi i Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçit, i është ofruar Visar Zhitit, por nuk e ka pranuar akoma pasi ka kërkuar të mendohet.