Rama në “Twitter”: Saliu po ha peshqit e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2013, 16:22
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Sali Berisha, gjatë vizitës në një kompani të përunimit të peshkut në Durrës.“Ekranet e paradites zhurmojnë nga grahmat e fundit të pushtetit që po flet përmes "opozitarësh të zhgënjyer"!Saliu po ha peshqit e fundit.”Kështu është shprehur kreu i selisë rozë në “Twitter”.Ndërkohë kryeministri Berisha ka ironizuar nga Durrësi koalicionin e pritshëm PS- LSI, pas largimit të aleatit qeverisës nga koalicioni, duke u shprehur :“Le të ecim ne drejt mandatit të sigurtë, drejt mandatit të tretë, ti lëmë atyre ngjalat që sapo pash aty poshtë” është shprehur kryeministri.