Sejko në Itali,Guvernatori italian ofron përvojën në trajtimin e kredive me probleme
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë mbështetjen e Guvernatorit të Bankës së Italisë për trajtimin e kredive me probleme dhe në rritjen e transparencës së aktorëve të tregut financiar.Gjatë qëndrimit në Itali, Guvernatori Sejko zhvilloi takime të rëndësishme edhe me drejtues të tjerë të këtij institucioni.Bisedat u përqendruan kryesisht në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë.Ignazoi Visco mban edhe postin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane dhe nisur nga kjo ai vlerësoi si një faktor mjaft i rëndësishëm ruajtjen e pavarësisë institucionale të Bankës Qendrore.Guvernatori Sejko e vlerësoi si mjaft të rëndësishme përfshirjen e opinioneve të vendeve të rajonit në vendimarrjet e Bankës Qendrore Evropiane, vendime të cilat kanë impakt të lartë në ekonomitë e rajonit dhe sistemet e tyre bankare.