U përvetësua me dokumenta fallso, sekuestro për 128 metra katrorë pyje
Me leje të Gjykatës së Vlorës, Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur sekuestro preventive për rreth 128 mijë metra katrorë sipërfaqe pyjore në zonën e Palasës në Himarë, me vlerë mbi 280 mijë euro (sipas çmimeve aktuale publike), pasi janë krijuar dyshime të arsyeshme se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuara.Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës rezulton se kjo sipërfaqe, e ndarë në disa parcela, është regjistruar nga ana e shtetasit Timoleo Dhimolea, në bazë të një akti të fallsifikuar të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP).Në bazë të veprimeve proceduriale, ka rezultuar se akti i AKKP nuk ekziston dhe është tërësisht i fallsifikuar."Por pavarësisht kësaj, prona është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, në vitin 2012.Më tej, pasi e ka regjistruar këtë pronë në emër të tij, shtetasi Dhimolea ka transferuar dy pjesë të saj, po në bazë të dokumentave të fallsifikuar" ben me dije Prokuroria.Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi Dhimolea i ka transferuar 3000 m2 shtetasit R.D. dhe 2000 m2 shtetasit K.R. Edhe këta shtetas, në vijim të dokumentave të fallsifikuar, i kanë regjistruar këto prona në emrin e tyre në ZVRPP Vlorë.Prokuroria e Vlorës bën me dije se po vijojnë hetimet për personat dhe zyrtarët e përfshirë në këtë fallsifikim.Organi i akuzës paraqiti në gjykatë kërkesën për sekuestron preventive e të gjithë sipërfaqes pyjore të regjistruar në emër të shtetasit Timoleo Dhimolea, si edhe për pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve R.D dhe K.R., tek të cilët janë transferuar dy pjesë të pronësisë së Dhimoleas.