Lezhë, numri i turistëve 30% më i ulët se një vit më parë

Lezha është vizituar me pak nga turistet gjatë 3 muajve të verës. Punimet për transformimin e qytetit kanë reduktuar  numrin e vizitorëve tek vendvarrimi i Skëndërbeut.Sipas drejtores së muzeut Marjola Gjoni zbulon se numri i turistëve është 30% më i ulët se një vit më parë.Marjola GJONI, Drejtoreshe e Muzeut Lezhe: “Mbyllja e urës dhe kryerja e punimeve për transformimin e sheshit ndodhën në një periudhë kohore, sidomos gjatë verës, kur kemi grupe të huaja, persona që vijnë vizitojnë bregdetet e më pas Varrin e Skëndërbeut, dhe kjo ka sjellë si rezultat paralizimin në një farë mënyre gjatë sezonit turistik, diku 30% më pak”.Ura e mirësërdhjes në Lezhë është kthyer në pengesën e turistëve të huaj  këtë sezon. Ndonëse punimet për rikonstuksionin e saj duhet të kishin përfunduar në një afat të shkurtër kohor, kjo nuk ka ndodhur.lezhaa lezha lezhe/Oranews.tv/