Basha ndihmë familjes së Arif Dodës pas vetëvrasjes për borxhet ndaj OSHEE
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë se është zhytyr në krim dhe korrupsion dhe ftoi shqiptarët të ngrihen në protestë. Keto deklarata ai i bëri pas vizitoi familjen e Arif Dodës, i cili u vetëvra për shkak të borxheve ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.Kryetari i opozitës,Lulzim Basha, vizitoi familjarët e Arif Dodës në Sauk, i cili u vetëvra disa ditë më parë, pasi OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike për shak të borxheve të akumuluara.Basha, akuzoi ashpër qeverinë, kur tha se ka harruar shtresat në nevojë.Basha: “E akuzoj sot dyfish sepse sot ndërkohë që ndodhemi në këtë familje ku tragjedia ka marrë jetën e kryefamiljarit për shkak të 20 mijë lekëve apo 30 mijë lekëve këst ku nuk kishin ku ti gjenin po sot derrat e korrupsionit po hapin zarfat e një tenderi 5 milion dollarë, 5 miliard lekë për të rikonstruktuart zyrat e bandës kriminale që quhet OSHEE”.Kryedemokrati Basha ftoi qytetarët të ngrihen në protestë për largimin e qeverisë, që siç tha ai, është zhytur në krim dhe korrupsion.Basha: “Është çështje që zgjidhet në një shtet të së drejtës dhe jo një shtet zuzar dhe kusar, është çështje që zgjidhet me një shtet që ndjen dhimbjen e qytetarëve dhe jo një shtet që ka humbur çdo lidhje me realitetin”.Lulzim Basha, tha se Partia Demokratike do ti qëndrojë prane kësaj familje, duke e ndihmuar financiarisht me qëllim arsimimin e dy fëmijëve të mitur të të ndjerit që u vetëvra disa ditë më parë.