Në Vlorë sekuestrohen tekstet shkollore shiteshin pa kupon tatimor

Inspektorët e Tatimeve në Vlorë kanë sekuestruar një sasi tekstesh shkollore që tregtoheshin në Vlorë e Orikumit, pasi nuk shoqëroheshin me kupon tatimor.Drejtoresha e Tatimeve në Vlorë Pranvera Resulaj tha se ende s’ka një shifër të librave të sekuestruar, por ky institucion ka komunikuar me 4 distributoret e teksteve shkollore që operojnë në Vlorë duke ju kërkuar zbatimin e ligjit.Sipas saj mungesa e reagimit prej tyre ka sjellë sekuestron e librave kur vetëm një fundjavë na ndan nga fillimi I shkollësAjo tha se firmat duhet të marrin masa që tekstet të shoqërohen me faturë e kupon tatimor.“Shqetësimi u ngrit nga Drejtoria Arsimore dhe ne bëmë verifikimin në terren. Konstatuam se shitja e teksteve mësimore pati problem. Nuk evidentuam kuponin tatimor. Sekuestrimi ose është bërë jashtë shkollave në kundërshtim me udhëzimet ose pa fatura ose kuponi tatimor. Libri do të shkojë tek prindi me kuponin tatimor”Ndërsa saktesoi se në Vlorë kryhen mesatarisht 200 kontrolle në ditë me një mesatare.librat e sekuestruar2/Oranews.tv/