Jahjaga viziton Muzeun Onufri: Përfshirja e Kosovës në UNESCO përgjegjësi

Gjatë turit në Shqipëri, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është ndalur në qytetin Muze të Beratit.Gjatë vizitës një qytetin e një mbi një dritareve pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, Jahjaga ka vizituar edhe Muzeun Kombëtar Onufri.Numri një i shtetit të Kosovës u shpreh e mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë, ndërsa theksoi se përfshirja e Kosovës në UNESCO do të jetë privilegj dhe përgjegjësi.Jahjaga: "Unë gjithmonë jam mrekulluar me bukuritë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria, por që të vijë këtu tek Muzeu ishte një përvojë jashtëzakonisht e veçantë për mua dhe për delegacionin tim. Veçanërisht ky Muze që na kthen të gjithëve në kohën mbrapa dhe unë dua që ti përgëzoj që të gjithë qytetarët e Beratit që kanë mundur që ta ruajnë këtë trashëgimi kulturore dhe ta përciellin nga gjenerata në gjeneratë.Këta ende nuk e kanë përfunduar punën sepse ende vazhdon të përcillet kjo punë e jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm. Dua të përgëzoj kryetarin dhe të gjitha institucionet e tjera. Unë e di që Berati, është në listën e trashëgimisë kulturore, UNESCO, po kështu je keni parë që dhe Kosova është në proçes të aplikimit të saj për anëtarësim në UNESCO, e cila merr nën mbrojtje, nën ombrellë Monumentet e Trashëgimisë së Kulturës, por me këtë privilegj ka edhe përgjegjësi, pasi vlerat duhet të ruhen në bazë të standarteve” .E shoqëruar nga stafi i saj, Presidentja e Kosovës është pritur nga kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj dhe specialistë të Muzeut Kombëtar "Onufri".Prej korrikut 2015, Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në UNESCO, pritshmëritë më pozitive për pranimin në organizatën për arsim, shkencë dhe kulturë janë në nëntor të po këtij viti.24