Në 60 qytete italiane, gra dhe burra zbathur në mbështetje të emigrantëve

"Marshi i grave e burrave zbathur" është marshimi i zhvilluar gjatë së premtes në 60 qytete italiane.Marshimi ku morën pjesë rreth 3 mijë persona u zhvillua në mbështetje të të drejtave e kërkesave aktuale të qindra mijëra emigrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve në botë e për të denoncuar dramën e tyre aktuale si dhe për të nxitur politikën europiane e globale në një rrugënisje të përbashkët civilizimi për të gjithë.“Jemi këtu për ata njerëz të cilët ikin nga lufta,mbështesim të drejtat e tyre dhe politika europiane duhet të gjejë një zgjidhje për ta.është e nevojshme që të gjitha shtetet qe kanë mundesi ti ndihmojne te mos refuzojnë”.“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që po na jepet nga këta njerëz,faleminderit!”Marshimi i cili u mbështet nga Amnesty International, dhjetra organizata civile, personalitete politike italiane, sindikalistë, njerëz të artit, muzikës e të shkencës, kishte në thelb të tij katër kërkesa:1- një korridor i sigurt humanitar për viktimat e luftës, diktaturës e katastrofave natyrore.2- një mikpritje dinjitoze dhe e respektuar e për të gjithë3- mbyllja kudo e të gjitha qëndrave e kampeve të burgimit për emigrantët4- krijimi i një sistemi unik azili në Europë e eleminimi i Traktatit të DublinitQëndra e manifestimit "Marshi i këmbëve zbathur" qe qyteti i Venecias ku me qindra persona ecën zbathur drejt vendit ku mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia.Mbi tapetin e kuq të tij, përfaqësues të kësaj proteste sfiluan zbathur për të tërhequr vëmendjen botërore mbi krizën aktuale të emigrantëve.Ky manifestim i mbështetur fortësisht nga Kryetarja e Parlamentit italian, Laura Boldrini, është përkahur dhe nga organizata e aktivistë të mbrojtes së drejtave civile dhe në Paris (Francë) e Libsia (Gjermani).1La marcia delle donne e degli uomini scalzi in solidarietà con i migranti per le vie del centro, Torino, 11 settembre 2015. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCOLa marcia delle donne e degli uomini scalzi in solidarietà con i migranti per le vie del centro, Torino, 11 settembre 2015. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCOLa marcia delle donne e degli uomini scalzi in solidarietà con i migranti per le vie del centro, Torino, 11 settembre 2015. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCOUn momento della marcia delle donne e degli uomini scalzi a Perugia In solidarietà con i migranti. ANSA/ ISABELLA PISTOLESIUn momento della marcia delle donne e degli uomini scalzi a Perugia In solidarietà con i migranti. ANSA/ ISABELLA PISTOLESIUna mamma con il figlio alla marcia ANSA/AP Photo/Gregorio Borgia)La marcia a Venezia ANSA/ANDREA MEROLA